Australia përballet me temperaturat më të larta që prej 1939
Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 07 January 2018
Sidnej u përball sot me një prej ditëve më të nxehta të regjistruara ndonjëherë, ndërkohë që temperaturat e larta kanë detyruar lojtarët e turneut ndërkombëtar të tenisit të tërhiqen nga loja.
Qyteti më i madh i Australisë ka regjistruar ditën më të nxehtë që prej vitit 1939, me temperatura që arrinin në 47,3 gradë Celsius në zonën e Penrith.
Yjet e tenisit janë tërhequr nga fushat e lojës në “Sydney International”, për shkak të temperaturave shumë të larta që arritën deri në 40 gradë Celsius.
Francezja, Kristina Mladenovic kërkoi ndjesë pasi u detyrua të tërhiqej në mes të ndeshjes me Ellen Perez për shkak të temperaturave shumë të larta. “43 gradë Celsius, por ndoshta dhe 50 kur filloi loja. Jam e dëshpëruar për tifozët.
Është hera e parë në karrierën time që tërhiqem nga një ndeshje”, deklaroi ajo në rrjetin social Twitter.
Paralelisht, autoritetet kanë paralajmëruar për zjarre për të shmangur zjarret në pyje që kanë qenë të vazhdueshme gjatë verës.
Flakët kanë shkatërruar tashmë disa prona në Shtetin e Victorias dhe në Australinë jugore. Sipas Zyrës së Meteorologjisë (CSIRO), temperaturat janë rritur me një gradë Celsius që prej 1910.
Në shtator të vitit 2017-tës, australianët u paralajmëruan për një sezon të rrezikshëm zjarresh pyjore pas një dimri të thatë. Më shumë se 200 rekorde u thyen në të gjithë vendin mes dhjetorit 2016 dhe shkurt 2017, me disa vale të njëpasnjëshme të nxehti ekstrem, zjarresh dhe përmbytjesh gjatë sezonit veror.
Të tjera
-
Parandalohet kontrabanda me mallra në Viti
Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë intensifikuar op...
-
Gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, javën e ardhshme mbahen katër seanca
Javën e ardhshme do të vijojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Ç...
-
Reagimi i Fahrije Hotit e avokatëve dhe përgjigja e Pecit, përfshihet edhe Pacolli: Runa zot nga ministra hajna, arroganta e gënjeshtarë
Lideri i AKR’së, Behgjet Pacolli ka reaguar pasi Fahrije Hotit dhe dy avokatë...
-
Pas paralajmërimit të Fahrije Hotit, Peci publikon dokumentin që KB “Krushës” iu refuzua granti në vitin 2019
Ministri i Bujqësisë Faton Peci, ka reaguar pasi Kooperativa Bujqësore “Krush...
-
Raportimet për pezullim të granteve, Pacolli: Nuk do të ndalemi derisa t’i ktheni paret cent më cent!
Raportohet se Minsitra e Bujqësisë, që drejtohet nga ministri Faton Peci,...
-
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mundet ma mirë
Kandidati i Partisë Dremoratike të Kosovës për kryeministër, Bedri Hamza ësht...
-
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan të Kongresit Amerikan
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në Forumin e Sigurisë në Halifax, ka viju...
-
Aksidentohet një kamion në Rixhevë të Klinës
Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në Rixhevë të Klinës, shkru...
-
E çuditshme: Shoferi vozit në anën e kundërt të rrugës në “Arbëri” të Prishtinës
Një veturë është kapur duke rrezikuar teksa ecte në drejtim të kundërt. Te...
-
“Masi edhe në diskoteka po mbajnë drita pse jo edhe në çifteli”- Njihuni me burrin që punon që nga fëmijëria çiftelinë, do mahniteni si e krijoi atë edhe me drita
Që nga mosha 12 vjeçare, i lindi dëshira e pasioni ndaj çiftelisë, shkruan Ga...
-
Albin Kurti takon Lorik Canën: Vlerësuam rëndësinë e masivizimit të sportit e aktivitetit fizik
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ish-kapitenin e Kombëtare...
-
Ambasadori francez, Guerot: Herët të mendohet anëtarësimi i Kosovës në NATO
Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Koso...