Lajme

Australia ndalon misionet nga ajri në Siri

Autori: Gazeta inFokus 12:52 | 20 June 2017

Australia sot paralajmëroi se do të ndalojë misionet nga ajri në Siri pas rrëzimit të aeroplanit sirian nga ana e ushtrisë amerikane.

“Për shkak të parandalimit, operacioni i sulmeve të forcave mbrojtëse australiane në Siri përkohësisht janë ndërprerë”, thuhet në kumtesën e ushtrisë australiane.

Arsyeja për këtë vendim nuk është bërë e ditur, por ai është marrë në momentin e përkeqësimit të marrëdhënieve ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit lidhur me konfliktin sirian.

-Advertisement-

Rusia dje njoftoi se ka suspenduar koordinimin me SHBA-të në Siri, pasi forcat amerikane rrëzuan një aeroplan të ushtrisë siriane dhe se për këtë më herët nuk kishin lajmëruar ushtrinë ruse.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Black Friday ne Artmotion

Të tjera