Lajme

Australia hedh me helikopterë karrota e patate për kangurët e prekur nga zjarret

Autori: Gazeta inFokus 18:24 | 12 January 2020

Karrota dhe patate të ëmbla janë hedhur nga ajri për të ndihmuar kangurët në rajonin që po shkatërrohet nga zjarret në Australi.

Mijëra kilogramë ushqim u janë dërguar kafshëve në Operacionin Rock Kangurët, sipas ministrit për energji dhe ambient për Uellsin Jugor.

Matt Kean shpërndau një imazh të një personi duke hedhur karrota nga helikopteri, duke shpjeguar që perimet dhe patatet e ëmbla ishin mes ushqimeve që po iu dërgoheshin kafshëve të prekura nga zjarret pyjore, shkruan Independent.

-Advertisement-

Nën një imazh të një kanguri duke e ngrënë një karrotë, ministri kishte shkruar: “Një myshteri i lumtur.”

Miliona hektarë tokë të Australisë janë prekur nga zjarret që kanë filluar që nga shtatori i vitit të kaluar, duke rrezikuar kafshët dhe duke shkatërruar burimet e tyre ushqimore.

Thuhet se deri në 1 miliard kafshë kanë vdekur që prej atëherë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera