Lajme

Australi, e mbuluar në Senat (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 17 August 2017

Pauline Hanson, lideri i partisë së ekstremit të djathtë “Një Komb” hyri në Senatin e Australisë e veshur me burka.

Hanson hyri në Parlament e mbuluar plotësisht, ndërsa bëhej gati debati për kërkesën që partia e saj bëri për ndalimin me ligj të ferexhesë në Australi. Gjatë fjalës së saj, Hanson i kërkoi Parlamentit që të ndalojë ferexhenë, diçka që jo vetëm shkel të drejtat e grave, por do të ndihmojë në luftën kundër terrorizmit në vend, ku së fundmi nuk kanë munguar sulmet.

Por, gjesti dhe fjalët e saj nuk u vlerësuan aspak nga prokurori i përgjithshëm George Brandis, një ministër i qeverisë, i cili dënoi veprimet e saj dhe i tha se duhet të ketë kujdes se po ofendon grupe fetare. Brandis tha se Australia nuk do të ndalojë ferexhenë, duke marrë mjaft duartrokitje edhe nga partitë opozitare.

-Advertisement-

Mediat australiane shkruajnë se propozimi për ndalimin e ferexhesë zor se do të grumbullojë mbështetje të mjaftueshme në Parlament.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera