Fun & Video

Auroville: qyteti i së ardhmes ku politika, religjioni dhe nacionaliteti nuk kanë rëndësi

Autori: Gazeta inFokus 10:38 | 23 May 2017

Auroville, apo “Qyteti i Agimit” është qytezë ndërkombëtare e vendosur në jug të Indisë.

Kjo qytezë apo komunë është ndërtuar me qëllim që të jetë një komunitet ndërkombëtar eksperimental i liruar nga politika dhe religjioni, transmeton Telegrafi.

-Advertisement-

Zemra gjeografike dhe spirituale e Aurovilles është Matrimandiri – tempull i meditimit dhe praktikumit të jogas.

Megjithatë, nuk duhet të mendoni se jeta në Auroville është pushim i pafundmë, sepse atje çdo njeri duhet të kryejë ndonjë detyrë të caktuar.

Sa i përket edukimit, qëllimi kryesor i edukimit në Auroville është dhënia e mundësisë fëmijës të rritet, zhvillohet dhe t’i përmbushë ëndrrat e veta. Edukimi fokusohet edhe në ushtrime fizike dhe në përmirësimet e aftësive kreative.

Në këtë vend nuk ka as vetura, ndërsa motoçikleta është mjeti kryesor transportues.

Pra, Auroville – vendi ku jetojnë 2,000 njerëz nga 45 shtete të ndryshme – është përpjekje eksperimentale për të ndërtuar një ekofshat ku njerëzit nga të gjitha shtetet jetojnë në paqe dhe harmoni së bashku. Hap pas hapi, ata vet e krijojnë vendin e tyre të përsosur, ndërsa pa dyshim se ky projekt mund të vlerësohet si i suksesshëm.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera