Rozë

Aurela Hoxha: “U nisa të mbytem në lumin pranë shtëpisë, kërcënime të tilla…” (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 08 July 2017

Mbrëmë në emisionin “Zonë e Lirë” është zbuluar një sekret i “frikshëm” mbi jetën e një prej modeleve më të njohura të momentit në Shqipëri.

Bëhet fjalë për bukuroshen Aurela Hoxha, e cila nëpërmjet një rrëfimi të bërë për Arian Çanin, ka zbuluar se kur ishte në moshën 5-vjeçare ka tentuar të mbytet në lumë për shkak të një pakënaqësie të momentit me mamanë e saj, shkruan “Syri.net”.

Një natë mamaja e Aurelës iku që të flinte te një shoqe. Por kjo gjë e mërziti aq shumë Aurelën, saqë mori vendimin radikal për t’u mbytur në lumin pranë shtëpisë.
“U nisa, por më kthyen në mes të rrugës. Ishte vetëm hera e parë dhe e fundit qe e kam tentuar. Ishte vetëm kërcënim, pasi kërcënime të tilla bëja herë pas here”, u shpreh vetë Aurela duke konfirmuar gjithçka dhe duke dhënë më shumë detaje mbi atë se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera