Auditori zbulon dallaveret e Ministrisë së Kulturës në riparimin e veturave
Autori: Gazeta inFokus
12:42 | 01 July 2017
Auditori i Përgjithshëm ka evidentuar disa parregullsi në procesin e riparimit të automjeteve për Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit.
Në disa raste është evidentuar se çmimi në faturë është më i lartë se çmimi i kontraktuar. Çmimi i faturuar për vajin e motorit ka qenë 14.24 euro, kurse për të njejtën punë shuma e kontraktuar ishte 9 euro, raporton lajmi.net
“Në dy raste çmimi i faturuar ishte më i lartë se i kontraktuar. Çmimi i faturuar për vajin e motorit ishte 14.24€, ndërsa i kontraktuar 9€, ndërsa Semeringut diferencial, çmimi i faturuar ishte 45.78€, ose pothuajse dyfishi i çmimit të kontraktuar 25€”, thuhet në raportin e Auditorit.
Bartja e një veture nga vendi i prishjes deri në servis, në një distancë prej 182km është faturuar me 480 euro, edhe pse nuk dihet lokacioni prej nga dhe deri ku është bërë transportimi i automjetit.
“Bartja e një veture nga vendi i prishjes deri në servis, në distancën prej 182km, është faturuar me 480€. Poashtu nuk dihet as lokacioni prej nga, dhe deri ku është bartur vetura”, ka gjetur Auditori.
Pikërisht me servisimin e veturave janë gjetur edhe parregullsi të tjera si: mungesa e nënshkrimeve të persionit të autorizuar me rastin e pranimit të veturave, mungesa e emrave dhe dyshime tjera në vulosjen e këtyre dokumenteve.
Madje automjetet e dhëna donacion nga EULEX-i ishin servisuar pa kontratë.
“Në shumicën e rasteve, pranimi i veturave të servisuara nuk është bërë si duhet. Përveç që nuk kishte komision të pranimit, mungon nënshkrimi i personit të autorizuar me rastin e pranimit të veturave të servisuara. Në tri (3) raste fletëpranimi kishte vetëm nënshkrim, dhe nuk kuptohet emri i zyrtarit që ka bërë pranimin, tetë (8) fletëpranime kishin nga një mbishkrim “Zyrtari i MKRS” dhe një (1) fletë pranim ishte pa nënshkruar fare. Përveç kësaj, automjetet e dhëna si donacion nga EULEX ishin servisuar pa kontratë. Vlera e servisimeve të tyre ishte 5,670€”, bëhet e ditur në raport.
Auditori gjithashtu ka evidentuar edhe raste të shpenzimeve të parregullta, siç është shpenzimi i mjeteve në vlerë prej 410 mijë euro të ndara për gjashtë projekte të Institutit Albanologjik.
“Shpenzimi i mjeteve në vlerë prej 410,000€ të cilat ishin ndarë për gjashtë9 projekte të Institutit Arkeologjik të Kosovës, ishin bërë në kundërshtim më legjislacionin për shkak se: Stafi që kishte punuar në realizimin e projekteve ishte angazhuar pa ndonjë procedurë të caktuar të rekrutimit, ndërsa kontratat e tyre ishin nënshkruar pas përfundimit të punëve; dhe Shpenzimet tjera të projektit (material shpenzues; mjete për punë dhe shpenzime tjera që janë duhur gjatë gërmimit) ishin bërë pa ndonjë procedurë të prokurimit, duke anashkaluar ligjin e prokurimit publik.”
“Për më tepër, Instituti Arkeologjik i Kosovës (IAK) dhe MKRS kanë kompensuar punëtoret profesional dhe punëtorët ndihmës në teren, të angazhuar në realizimin e projekteve të trashëgimisë kulturore të lartpërmendura, me vlerë prej 254,795€, sipas rregullores nr. 01/2009 për pagesën e punëtorëve në teren, e cila është shfuqizuar me vendim të Kryeministrit”, ka gjetur Auditori i Përgjithshëm.

T� tjera
-
Përparim Rama poston video me AI duke e dribluar Kurtin, Dejonën e Muratin
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka postuar në TikTok një video të gjener...
-
Pacolli takon drejtorin e ISA-së, diskutohen mundësitë e zhvillimit të energjisë diellore
Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka zhvilluar...
-
Aksident i rëndë në autostradën në Prizren
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur në autostradën në Prizren. ...
-
Sekretari amerikan i Transportit: Ruteri që mund ta ketë shkaktuar kaosin në hapësirën ajrore po analizohet nga FAA e FBI
Sekretari i Transportit, Sean Duffy, tha të dielën se Administrata Federale e...
-
SHSKUK: Katër punonjës janë suspenduar pas evidentimit të parregullsive në menaxhimin e barnave dhe materialit shpenzues
SHSKUK njofton se katër punonjës janë suspenduar pas “evidentimit të parregul...
-
Në mesin e të arrestuarve për dr*ogë edhe ish- Ministri Astrit Haraqija, avokati: U intervistua për kontrabandim të narkotikëve
Ish-ministri i Kosovës, Astrit Haraqija, është në mesin e personave të ndalua...
-
Qytetarët kundërshtojnë projektin për Fontanën në Ulpianë
Fontana është një nga “monumentet” ikonike të lagjes së Ulpianës në kryeqytet...
-
Banda shqiptare e vjedhjeve në banesa goditet nga policia, 4 të arrestuar në Francë
Katër shqiptarë janë dënuar me nga tre vite burg në Francë, pasi u shpallën f...
-
Gjermania zgjeron kompetencat e shërbimeve sekrete për t’u përballur me kërcënimet e huaja
Shërbimet e brendshme dhe të jashtme të inteligjencës në Gjermani do të kenë ...
-
Abonime të fshehta, reklama mashtruese: BE-ja vepron
Kurthe abonimesh, taktika mashtruese të shitjes, funksione që i nxisin përdor...
-
Policia godet grupin e organizuar të trafikimit me kokainë në Prishtinë, arrestohen gjashtë persona
Policia e Kosovës ka realizuar një operacion të koduar “Heshtja”, në kuadër t...
-
Osmani i reagon Haxhiut për Rugovën: Përpjekje për ta denigruar, gjatë 5 vjetëve liderë botërorë veç atë ma përmendën
Deputetia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani i ka quajtur “përpje...































