Lajme

Auditori do që të ndryshohet udhëzimi që është kthyer në parajsë “udhëtimesh zyrtare”

Autori: Gazeta inFokus 19:53 | 28 May 2018

Auditori i Përgjithshëm, Besnik Osmani, në një shkresë dërguar kryeministrit Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të trajtohet me prioritet Udhëzimi Administrativ 2004/2007 për Udhëtimet Zyrtare, i miratuar nga Ministria e Shërbimeve Publike në vitin 2004, i cili ende është në fuqi.

Auditori i Përgjithshëm rekomandon rishikimin e kornizës ligjore për udhëtimet zyrtare, raporton KTV.

Sipas auditorit, “paqartësitë dhe mungesat e identifikuara në kornizën ekzistuese ligjore kanë ndikuar në aplikimin jokonsistent të tij nga organizatat buxhetore”.

-Advertisement-

Auditori i Përgjithshëm, në shkresën e tij, thekson se gjatë punës audituese, është vërejtur se udhëzuesi nuk u përgjigjet kërkesave të kohës dhe si i tillë nuk kontribuon në menaxhimin e rregullt, të shëndoshë dhe të mirëfilltë të parasë publike.

“Duke marrë në konsideratë këto çështje, Auditori i Përgjithshëm ka rekomanduar që të rishikohet e tërë korniza ligjore që ka të bëjë me shpenzimet për udhëtimet zyrtare dhe të azhurnohet për të përmbushur kërkesat e kuadrit të ri ligjor dhe institucional të Kosovës”, thuhet në njoftim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera