Auditori kritikon Shpend Ahmetin për 210 kontratat mbi vepër
Autori: Gazeta inFokus
10:01 | 29 June 2017
Komuna e Prishtinës ka vazhduar edhe në vitin që lamë pas angazhimin e personave me kontrata për shërbime të veçanta.
Vetëm gjatë vitit të kaluar kjo komunë ka punësuar 210 zyrtarë me kontratë për shërbime të veçanta që duket një reduktim i lehtë i personave të angazhuar me këtë kontratë nga viti 2015 kur kjo komunë kishte angazhuar 276 persona në formë të tillë.
Sipas raportit të Zyrës Kombëtare të Auditimit, mbulimi i pozitave të rëndësishme me marrëveshje të përkohshme rezulton me performancë të dobët dhe rrit pasigurinë nëse personeli i angazhuar është jo adekuat.
“Sipas regjistrit të pagesave, gjatë këtij viti janë angazhuar 210 zyrtarë me kontratë për shërbime të veçanta që paraqet një numër të reduktuar nga viti i kaluar, 276”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Auditori Gjeneral kërkon nga kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, që t’i rishikojë nevojat reale për angazhim të punëtorëve me kontratë për shërbime të veçanta, shkruan Insajderi.
“Kryetari duhet t’i rishikojë nevojat reale për angazhim të punëtorëve me kontrata për shërbime të veçanta. Nevoja për staf shtesë për pozitat e karrierës duhet të analizohet dhe nëse rritja e numrit të stafit është e domosdoshme, kjo të inkorporohet edhe në planifikimet buxhetore”, thuhet në raportin e ZKA-së.
Sipas raportit në regjistrin komunal theksohet se personat e punësuar janë angazhuar si zyrtar në zyrat e gjendjes civile, zyrtarë në kuzhinën e institucioneve parashkollore, zyrtarë për legalizim, zyrtarë tjerë në urbanizëm, zyrtar i kulturës, zyrtarë inspekcioni, regjistrues të ndërtimeve pa leje, anketues të tatimit në pronë, performues të festave dhe të tjerë
Lidhur me punësimet e Komunës së Prishtinë me kontrata për shërbime të veçanta gjatë vitit të kaluar kishte pasur kritika të shumta për kryetarin e saj.
Ish-kryetari i Komunës së Prishtinës, Ismet Beqiri, në mars të vitit të kaluar kishte thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka punësuar 300 persona me shërbim të kontratave të veçanta, duke shtuar se LDK-ja gjatë 13 vjetëve qeverisje nuk ka punësuar asnjë.
“Fillimi i punës është bërë me etiketime dhe njollosje. Lëndët në prokurori i takojnë prokurorit e jo kryetarit të Komunës. Afër 300 me kontratë me vepër, e ne asnjë në të gjitha mandatet. 37 janë futur në Ndërmarrjen Publike Banesore”, kishte thënë Beqiri.

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...



























