Auditori gjen parregullsi edhe në Aeroportin e Gjakovës
Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 30 June 2018
Zyra Kombëtare e Auditorit ka publikuar raportin e auditimit në Aeroportin e Gjakovës, ku thuhet se parregullësi janë hasur në ndarjen e detyrave, mungesës së mbikëqyrjes së duhur nga menaxhmenti, mos funksionimit të duhur të sistemit të kontrollit të brendshëm gjatë pranimit të mallit, si dhe vjedhje dhe dëmtim për shkak të masave të pamjaftueshme të kontrollit të brendshme në ruajtjen dhe sigurimin e aseteve të Aeroportit.
Auditori thotë se sipas statutit, Bordi Drejtues është përgjegjës të përgatisë, të përcaktojë dhe miratojë strategjinë afatgjate të ndërmarrjes dhe së paku çdo tre muaj të rishikojë atë. Megjithë, Aeroporti nuk kishte hartuar strategjinë e cila do të ofronte mbështetje për procesin e planifikimit operativ dhe do të lehtësonte monitorimin drejt arritjes së rezultatit të synuar.
Sipas auditorit, mos definimi i veprimtarisë për funksionalizim të Aeroporti, mungesa e fondeve dhe ekspertizës së duhur të veprimtarisë kanë ndikuar në vonesat për fillimin e përpilimit të planit strategjik.
Një e gjetur tjetër e auditorit është se Aeroporti kishte formuar komision për rekrutim i cili kishte vetëm tre anëtar në përbërjen e tij.
“Udhëzimi kërkon që në rast se nuk i plotësojnë kriteret e konkursit së paku tre kandidat, konkursi duhet të rishpallet. Aeroporti nuk e ka ri-shpallur konkursin edhe pse vetëm njëri nga tre kandidatet e plotësonte kriterin e përvojës, por vazhduan me procedura duke e zgjedhur kandidatin që kishte plotësuat kriteret në pozitën e përgjegjësit të sigurimit. Kjo për shkak të mungesës së mbikëqyrjes së duhur nga menaxhmenti. Raporti i pranimit të mallit duhet të përfshijë mallin e pranuar në aspektin sasior dhe cilësor duke qenë në pajtueshmëri me kushtet e përcaktuara me kontratë në sasi dhe vlerë. Në një rast kemi identifikuar se raporti për pranim të mallit nuk ishte në përputhje me sasinë e ofruar sipas faturës, ku tre nga artikujt (5 adaptera, kabllo të UTP 100 metra dhe kutia plastike & siguresa), të përfshirë në faturë nuk janë të përfshirë në raport të pranimit, vlera e tyre ishte 134€. Kjo si pasoje e mos funksionimit të duhur të sistemit të kontrollit të brendshëm gjatë pranimit të mallit respektivisht faturës. Aeroporti nuk kishte nxjerr rregullore për menaxhimin dhe ruajtjen e pasurive nga humbjet dhe dëmtimi i tyre. Bazuar në raportet e menaxhmentit ne kemi vërejtur që kishin ndodhur vjedhje dhe dëmtime të aseteve (600 metra kabllo me katër fije) që ishin në posedim të Aeroportit. Kjo për shkak të masave të pamjaftueshme të kontrollit të brendshme në ruajtjen dhe sigurimin e aseteve të Aeroportit. Regjistrat e pasurive duhet të mbahen në një program (softuer) të besueshëm ku të dhënat janë të mbrojtura nga humbja dhe nga ndërhyrjet e personave të pa autorizuar. Aeroporti nuk i kishte mbajtur regjistrat e pasurive jo qarkulluese në program (softuer) funksional dhe të sigurt për të dhënat e pasurive, por regjistrat e këtyre pasurive i kishte mbajtur vetëm në tabela të Excel-it. Kjo për shkak të mos planifikimit të duhur në kohen e blerjes së softuerit për kontabilitet që ta përfshij edhe modulin e pasurive”, thuhet në raport
Auditori thotë se Aeroporti kishte zbatuar një sërë kontrollesh që përfshijnë udhëheqjen dhe organizimin e aktiviteteve operacionale. Ndërkohë, që kontrollet në disa fusha nuk kanë funksionuar mirë, parregullsi janë hasur në ndarjen e detyrave.
“Menaxheri i departamentit të mirëmbajtjes bënte furnizimin e automjeteve me derivate nga cisterna (rezervuar) e vendosur në Aeroporti, dhe i njëjti mbante regjistrat për gjendjen e derivateve dhe gjendjen e kilometrave për vetura. Kontrollet menaxheriale të zbatuara në sistemin e menaxhimit financiar dhe kontrollit të brendshëm nuk kanë identifikuar delegim dhe ndarje të duhur të detyrave. Kjo për shkak të funksionimit jo të mjaftueshëm të kontrolleve të brendshme dhe numrit të kufizuar të punonjësve. Sipas nenit 14 të Ligjit për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë kompania publike duhet të ketë zyrtarin certifikues. Zyrtari certifikues është përgjegjës që të sigurojë që kushtet e zbatueshme të një kontrate publike të jenë përmbushur para bërjes ose autorizimit të pagesave sipas kontratës. Ndërmarrja nuk kishte caktuar një zyrtar certifikues për autorizimin e pagesave dhe në mungesë të tij pagesat miratohe n nga Kryeshefi Ekzekutiv. Mungesa e zyrtarit certifikues ka rezultuar me mangësi në menaxhimin e shpenzimeve. Pagesat ishin bërë pa kontroll të mjaftueshëm dhe aprovimin paraprak nga zyrtari për certifikim e pagesave.
Auditori përfundon se mos emërimi i zyrtarit certifikues ishte për shkak të funksionimit jo të mjaftueshëm të kontrolleve të brendshme dhe numrit të kufizuar të punonjësve në Aeroport.
Të tjera
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...