Auto&Tech

Audi prezanton kabrion më të shpejtë deri më tani

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 14 June 2017

Një vit pas lansimit të Audi R8 V10 Spyder të rregullt, arrin versioni ekstrem Plus.

Njëjtë sikurse te versionet Coupe, Audi R8 V10 Plus vjen me motor me kapacitet prej 610 kuaj fuqi, 70 kuaj fuqi më shumë sesa Audi R8 V10 Spyder i zakonshëm.

Versioni i ri Plus shpejtësinë nga 0 deri në 100 kilometra në orë e arrin për 3,3 sekonda, ose 0,3 sekonda më shpejt se sa Spyder i rregullt, transmeton kp. Ndërsa, shpejtësinë maksimale e arrin deri në 328 km/h.

-Advertisement-

Inxhinierët e Audisë kanë arritur “të kursejnë” 25 kg në krahasim me R8 V10 Spyderin e zakonshëm, andaj modeli i ri peshon 1.587 kilogramë.

Çmimi i kësaj veture në Gjermani fillon nga 207.500 euro dhe dërgesat e para pritet fillojnë nga fundi i qershorit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera