Auto&Tech

Audi pranon mbi 10 mijë porosi për SUV-in elektrik

Autori: Gazeta inFokus 07:32 | 28 September 2018

Duke filluar nga ky muaj, Tesla nuk është më prodhuesi ekskluziv i automobilave elektrikë luksozë SUV.

Në fillim të shtatorit, Mercedesi prezantoi modelin EQC, në mënyrë që dy javë më vonë t’i bashkohej Audi E-Tron, transmeton KosovaPress.

Tesla ndërkaq në vitin 2017 në Evropë kishte shitur 12.600 njësi të Modelit X, dhe do të jetë interesante të krahasohen rezultate e shitjes të këtyre dy SUV elektrikë vitin e ardhshëm, kur modeli i ri i Audi do të prodhohet në kapacitet të plotë.

-Advertisement-

Në Audi thonë se deri më tash kanë pranuar mbi 10.000 porosi për modelin E-Tron nga e gjithë bota.

Audi E-Tron nisi të prodhohej më 3 shtator në fabrikën në Belgjikë dhe së shpejti pritet të bëhen dërgesat e porosive të para në tregun evropian.

E-Tron për motor përdorë dy elektromotorë, të cilët ndihmohen nga bateria me fuqi 95 kWh, derisa e gjithë vetura peshon 700 kg. Automobili nga 0-96 km/h përshpejton për 5,5 sekonda dhe mund të kalojë deri në 400 km me një mbushje të baterisë sipas matjeve të ciklit të ri WLTP. Çmimi i këtij automobili në Gjermani fillon nga 79.900 euro.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera