Sport

Aubameyang në Kinë? Guangzhou e mohon

Autori: Gazeta inFokus 13:34 | 09 January 2018

Ditët e fundit u fol për arritjen e një marrëveshjeje mes Borussia Dortmund dhe Guangzhou Evergrande për transferimin e Pierre Emerick Aubameyang për vlerën e 72 milionë eurove, lajm ky që bëri xhiron e botës.

Por nga Kina rezulton se e gjithë kjo histori nuk është e vërtetë, pasi drejtuesit e klubit të Guangzhout kanë mohuar akordin, ndërkohë që Federata Kineze bëri të ditur se do të bëjë hetimet e saj.

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Guangzhou thekson se lajmi për blerjen e kartonit të Aubameyang për 72 milionë Euro që e kalon kufirin e normës së lejuar nga Federata, është i pabazuar. Në të njëjtën kohë në këtë komunikatë theksohet se edhe vetë klubi gjerman e ka përgënjeshtruar arritjen e këtij akordi.

-Advertisement-

Në komunikatën e saj qeveria e futbollit në vendin aziatik ka deklaruar se lajmi për garën mes Guangzhout dhe Guoan për Aubameyang për shifra që i kalojnë 60 milionë Eurot e tërhoqën vëmendjen. Federata kineze shtoi se u ka kërkuar sqarime të dy klubeve në lidhje me këtë histori ndërkohë që do të nisë edhe hetimet duke shtuar se klubet që do të shkelin rregullin e vendosur prej saj do të ndëshkohet rëndë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera