Lajme

 “Atmosferë e mahnitshme” – Ambasadori britanik e shikoi në shesh ndeshjen e Anglisë bashkë me kolegët Hovenier e Rohde

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 11 July 2024

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka publikuar disa fotografi nga “Prishtina Football Fest” duke ndjekur lojën e mbrëmshme mes Anglisë dhe Holandës.

Hargreaves e ka falënderuar Ramën që e ftoi.

“Atmosferë e mahnithshme duke e parë Anglinë që shkoi në finale të EURO’s. E mrekullueshme të shohësh ndeshjen mes miqsh, shpresoj që të kem mbështetjen tuaj të dielën”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Aty ishin edhe ambasadorët Jeffrey Hovenier dhe Jorn Rohde.

Mbrëmë Anglia fitoi me rezultat 2:1 ndaj Holandës, kështu duke shkuar në finale ku e pret Spanja.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës

Të tjera