Sport

Atletico Madrid synon kapitenin e Milanit

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 18 December 2019

Klubi madrilen është duke punuar ta përforcojë repartin e mbrojtës.

Diego Simeone është duke vëzhguar situatën e mbrojtësit italian të Milant, Alessio Romagnoli.

Siç raporton Calciomercato, tashmë kontaktet kanë nisur dhe nuk mund të përjashtohet një transferim i kapitenit të Milanit, tek klubi madrilen, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Mirëpo, drejtuesit e Milanit menjëherë janë përgjigjur duke provuar t’ia rinovojnë kontratën italianit, në mënyrë që të shuhen të gjitha thashethemet për një kalim të mundshëm të tij në La Liga.

Zvonimir Boban menjëherë ka nisur kontaktet me agjentin e lojtarit, Mino Raiola dhe do shpreson që Romagnoli të qëndrojë në “San Siro” edhe për një kohë të gjatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera