Sport

Atletico jashtë Champions, kalon Roma dhe Chelsea

Autori: Gazeta inFokus 10:56 | 06 December 2017

Edhe pse me rezultat minimal, fitorja e Romës në Olimpico ndaj Qarabag të kapitenit kuqezi, Ansi Agolli, siguroi jo vetëm kualifikimin, por edhe vendin e parë në grupin C.

Ka qenë Diego Perotti, i cili në të 53-ën ka shënuar edhe golin e vetëm të ndeshjes, por që ka pasur shumë vlera.

Por ndërsa italianët festojnë, spanjollët e Atletico Madrid janë skualifikuar duke e mbyllur fazën në grupe të Champions League, 4 pikë larg kryesuesve Roma dhe Chelsea, me të cilët barazoi 1-1 në Stamford Bridge.

-Advertisement-

Në të 56-ën Saul Niguez shënoi golin e avantazhit ndaj Chelsea, por ndërsa në Olimpiko po fitonte Roma, as fitorja nuk mund ta kualifikonte Atleticon. Por nuk ishte e thënë që spanjollët ta mbyllnin me fitore ndeshjen e fundit të Champions League për këtë sezon, pasi në të 75-ën Stefan Savic shënoi aksidentalisht në portën e tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera