Sport

Atletet e Michael Jordan shiten për vlerën “e çmendur” në ankand

Autori: Gazeta inFokus 10:39 | 18 May 2020

Atletet e veshura nga legjenda e NBA-së Michale Jordan, Nika Air Jordan 1s, të vitit 1985, u shitën për 560 mijë dollarë të dielen, duke thyer rekordin e ri të ankandit botëror për një palë atlete.

Atletet e dizajnuara nga Peter Moore u shitën në shtëpinë e ankandit me bazë në Londër, Sotheby’s.

Jordan mbante Nike Air Jordan 1, një nga modelet më ikonike në historinë e atleteve të rrugës dhe basketbollit, më 1984 dhe 1985, si dhe versionet e modifikuara në vitin 1986, tha Sotheby’s në faqen e saj zyrtare.

-Advertisement-

Duke shfaqur ngjyrat e Chicagos, “në vitin 1984, Nike lëshoi një linjë të atleteve dhe veshjeve me nënshkrimin personal të Michael Jordan, që ishte shkaku kryesor që çoi në dakordimin për të nënshkruar me Nike”, thuhet më tej.

Atletet ishin të madhësisë 47 apo 13 (e majta) dhe 47,5 apo 13,5 (e djathta).

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera