Rozë

ATK tregon se pse u dënua 500 mijë euro reperi Mozzik

Autori: Gazeta inFokus 12:16 | 12 March 2024

Gramos Aliu, i njohur me emrin artistik “Mozzik” u dënua para disa ditësh nga Administrata Tatimore e Kosovës (ATK), me gjobë prej 500 mijë euro.

Ani se vetë Mozzik ditë më parë deklaroi se nuk po e kupton arsyen pse i është shqiptuar ky dënim kaq i lartë, Insajderi ka pyetur zyrtarisht Administratën Tatimore të Kosovës (ATK).

Në përgjigjen e ATK-së dhënë për Insajderi, theksohet se dënimi ndaj këngëtarit nga Ferizaj, është mospërputhja mes të hyrave të raportuara dhe atyre që është dashur të raportohen.

-Advertisement-

Për këtë gjë, ATK pretendon se posedon edhe dëshmi.

Po ashtu, sipas Administratës Tatimore, arsyeja pse dënimi është i shumës 500 mijë euro është që krahas ‘ikjes shumicës që i është ikur këngëtari ndaj tij është shtuar edhe ndëshikimi i paraparë sipas ligjit”

“Ndaj këngëtarit në fjalë, ATK ka kryer një kontroll, me ç’rast zyrtarët tatimor kanë konstatuar mos përputhje ne mes te hyrave te raportuara dhe atyre qe eshte dashur te raportohen (mbi bazën e fakteve qe ATK ka poseduar). Andaj si rezultat i këtyre gjetjeve është vlerësuar tatimi shtesë, ku krahas tatimit shtesë janë shtuar edhe ndëshkimet e parapara me legjislacionin tatimor”, thuhet në përgjigjen e ATK-së dhënë për Insajderi.

Ndërsa, këngëtari Mozzik, ka deklaruar se këtë dënim është duke e paguar çdo muaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Diplomon gjenerata e dytë e studentëve UNIK të UNI-të me diploma të fuqizuara nga Arizona State University
-Advertisement-

Të tjera