ATK thirrje bizneseve: Lëshoni kuponë fiskalë për shitjet online

Autori: Gazeta inFokus
12:34 | 07 February 2023
Administrata Tatimore e Kosovës(ATK), rikujton të gjithë personat se furnizimi i mallrave dhe shërbime në mënyrë elektronike përmes internetit është një formë e tregtisë, ku tregtia dhe afarizmi në përgjithësi kryhen në të njëjtën mënyrë si në çdo treg tjetër.
Prandaj, për këtë ATK njofton bizneset se janë të obliguara të lëshojnë kuponë fiskal edhe për shitjet online.
Sipas ATK-së , tregtia në distancë, apo elektronike, ose e ashtuquajtur “online”, ndryshon vetëm në atë që prania personale e shitësit dhe blerësit nuk është e nevojshme që furnizimi të kryhet.
“Për të gjitha furnizimet e mallrave dhe/ose shërbimeve përmes internetit (online), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal apo faturë tatimore, varësisht nga ajo se për kënd bëhet furnizimi. Për furnizimet të cilat bëhen për konsumatorin e fundit (personin fizik jo-afarist), furnizuesi obligohet të lëshojë kuponë fiskal, ndërsa kur furnizimi bëhet për biznesin (personin fizik afarist apo personin juridik), furnizuesi obligohet të lëshojë faturë tatimore”, thuhet në njoftimin e ATK-së .
Më tej thuhet se kuponi fiskal është i obliguar të lëshohet edhe ne rastet kur pagesa bëhet përmes POS-it bankar apo edhe llogarisë bankare. Po ashtu printimi dhe dhënia e kuponit fiskal është e obliguar në momentin e regjistrimit të furnizimit në Pajisje Elektronike Fiskale.
“Pra, aktiviteti i tregtisë përmes internetit (online) obligohet për regjistrimin e transaksioneve përmes Pajisjeve Elektronike Fiskale. Kjo do të thotë se furnizuesi (shitësi) është i detyruar që kur furnizon mallra dhe/ose shërbime përmes internetit, të lëshojë kuponë fiskal dhe atë t’ia dërgojë klientit së bashku me produktin”, thuhet në komunikatë n pë r media të ATK-së .
Çdo qytetar, për të qenë në gjendje që të ushtroj të drejtat e tij si konsumator, është e rëndësishme të njihet me detyrimet e tij, ku njëra prej tyre është marrja e kuponit fiskal.
Këto mjete përmes të hyrave buxhetore kthehen në buxhetin e Kosovës, të cilat më tutje përdoren për ndërtimin e infrastrukturës publike, spitaleve, shkollave, çerdheve për fëmijët, etj., nga të cilat projekte përfitojnë drejtpërdrejt apo indirekt qytetarët.
Duke marrë kuponin fiskal, qytetarët marrin pjesë drejtpërdrejt në “luftimin” e ekonomisë së hirtë dhe në këtë mënyrë kontribuojnë në zhvillimin e mëtejshëm të shtetit dhe të shoqërisë.

Të tjera
-
LDK i heq bllokun RTK-së, Hykmete Bajrami “e thyen akullin”
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, do të jetë sot mysafire në RTK Prime, me...
-
Ambasada amerikane: “Defender Europe 25” demonstron forcën e partneritetit ShBA-FSK
Ambasada e Amerikës në Kosovë ka thënë se ushtrimi ndërkombëtar shumëkombësh ...
-
Rrjet dro*ge Holandë–Finlandë, arrestohen 9 shqiptarë – Pamje nga operacioni “PIETARI”
Një operacion i rëndësishëm policor është zhvilluar në disa qytete të Shqipër...
-
KRU “Gjakova”: Është stabilizuar furnizimi me ujë në Rahovec
Gjendja e furnizimit me ujë në qytetin e Rahovecit është stabile, njoftojnë n...
-
Nga Shqipëria drejtonin trafikun e dro*gës në Finlandë, SPAK jep detaje për grupin e shqiptarëve
SPAK dhe autoritetet finlandeze godasin rrjetin e trafikut ndërkombëtar të lë...
-
Jep dorëheqje kryeministri holandez
Kryeministri holandez, Dick Schoof tha të martën se qeveria e tij e koalicion...
-
Aksidentohen dy vetura mbi Urën e Hencit në Fushë Kosovë
Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave mbi Urën e Hencit në Fushë Ko...
-
SHBA ndryshon politikën në Siri, ul praninë ushtarake: Nga 8 baza, mbetet vetëm një
I dërguari special i SHBA-së për Sirinë, Thomas Barrack, ka njoftuar se vendi...
-
Kurti në “Defender 2025”: Këtë armatim që po e shihni këtu është blerë tri vitet e fundit
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, ka marrë pjesë në aktivitetin ushtara...
-
Petkoviq: I dorëzova Sorensenit listën me “50 veprime eskaluese” të Kosovës, pres shpejt ftesë për takim trilateral
Kryenegociatori serb, Petar Petkoviq, është deklaruar pas takimit që pati sot...
-
ASK publikon statistikat e lindjeve për vitin 2024 – mbi 21 mijë foshnje lindën në Kosovë
Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat vjetore për l...
-
Takohen përfaqësuesit e bizneseve, diskutojnë pasiguritë nga tregu i lirë i energjisë
Përfaqësuesit e bizneseve të sektorit privat janë takuar sot në Odën Ekon...