Lajme

ATK do të publikoj listat e tatimpaguesve borxhlinj

Autori: Gazeta inFokus 13:47 | 16 January 2018

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë tatimpaguesit të cilët kanë obligime tatimore të pa shlyera në ATK, se pas datës 1 Shkurt 2018 do të publikoj listat e borxhlinjve.

ATK, inkurajon të gjithë këta tatimpagues që t’i kryejnë obligimet e tyre, të cilat janë të përcaktuar me dispozitat e Legjislacionit Tatimore, me që pas datës së lartë cekur, do të bëhet publikimi i listave dhe do të ndërmerren veprime ligjore, të cilat parashihen në mbledhjen e tatimeve sipas legjislacionit tatimor.

Me kryerjen e detyrimeve tatimore, kontribuoni direkt në financimin e programeve në ofrimi i shërbimeve publike, arsimim me standarde të larta, mirëqenie shëndetësore dhe sociale, mbrojtjen ligjore dhe siguri, si dhe infrastrukturë të përgjithshme për një mirëqenie më të mirë ekonomike dhe shoqërore.

-Advertisement-

Synimi ynë i vetëm është ngritja e përmbushjes vullnetare të detyrimeve tatimore, andaj ju inkurajojmë që të përmbushni detyrimet tuaja tatimore, në mënyrë që të mos bëheni objekt i ndëshkimeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera