Lajme

ATK shkel procedurat e Administratës Publike për punësim

Autori: Gazeta inFokus 21:16 | 26 February 2020

Administrata Tatimore e Kosovës ka miratuar një rregullore e cila është në kundërshtim me procedurat e Administratës Publike të Kosovës.

Gazeta inFokus ka siguruar dokumentin në të cilin vërtetohet se ATK-ja nuk i ‘u është nënshtruar procedurave të Administratës Publike për Organizimin dhe Funksionimin e Administratës Shtetërore dhe Agjencive të Pavarura për aprovimin e rregulloreve.

Kjo shkelje u bë gjatë disa konkurseve të vitit 2019, shkelje e cila po vazhdon ende sipas disa punonjësve që janë ankuar ndaj këtyre konkurseve.

-Advertisement-

Këta punonjës i janë drejtuar drejtorit të ATK-së Ilir Myrtezaj duke i kërkuar që të marrë masa ndaj kësaj shkelje.

“Ndërsa kërkesat që janë në pritje dhe ato që paraqiten sipas rregullores paraprake ju kemi sqaruar se MAP do t’i aprovojë kur ato nuk kanë kërkesa të tjera ligjore”, thuhet ndër të tjera në kërkesën drejtuar, Drejtorit të ATK-së, Ilir Myrtezaj.

Ky është dokumenti i siguruar nga Gazeta inFokus.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera