Lajme

ATK shënon rritje të të hyrave në muajin qershor

Autori: Gazeta inFokus 11:18 | 03 July 2020

Administrata Tatimore e Kosovës vlerëson se rikthimi në normalitet i deklarimit dhe pagesës së tatimeve, ka reflektuar edhe në muajin qershor.

Sipas ATK, vërehet rritje e dukshme e të hyrave në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, si dhe në raport me muajit paraprak.
“Shuma e inkasuar për janar-qershor 2020 është 215.9 milion euro, ku diferenca e rritjes është në muajin maj dhe qershor, pas vështirësive të krijuara nga pandemia për periudhën e muajve mars dhe prill, të hyrat e mbledhura vetëm në muajin qershor janë në vlerë 29,8 milion euro, 5.7 % ose 1.6 milion euro më shumë se plani i paraparë”.

“Ndërsa, në krahasimi me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (qershor 2019) kemi rritje për 13.6% apo 3.5 milion euro më shumë”.

-Advertisement-

“ATK do të punoj në vazhdimësi, në mënyrë që të realizohen objektivat e parapara për këtë vit”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera