Lajme

ATK realizoi Seminar për Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 12 July 2017

Administrata Tatimore e Kosovës, ka realizuar Seminar për anëtarët e Asociacionit të Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK).

Temat të cilat u prezantuan/trajtuan në këtë seminar, ishin:

  • Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale;
  • Tatimi në Qira;
  • Tatimi mbi Vlerën e Shtuar;
  • Tatimi në të Ardhura të Korporatave;
  • Raportimi i blerjeve mbi 500 euro;
  • Deklarimi përmes Sistemit Elektronik – EDI.

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që pjesëmarrësit të njoftohen për së afërmi, lidhur obligimet tatimore të organizatave mikrofinanciare ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

-Advertisement-

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Në këtë seminar pjesëmarrës ishin: Anëtarët e Institucioneve të anëtarësuara në Asociacionin e Institucioneve Mikrofinanciare të Kosovës (AMIK). /INFOKUSI

Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy