Lajme

ATK, realizoi seminar dy ditor për OJQ

Autori: Gazeta inFokus 08:55 | 22 May 2017

Administrata Tatimore e Kosovës, në bashkëpunim me KCSF – Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, ka organizuar Seminar dy ditor për Organizatat Jo Qeveritare me temën: Procedurat e raportimit dhe obligimet e OJQ-ve ndaj Administratës Tatimore të Kosovës.

Më konkretisht në këtë seminar u prezantuan/trajtuan temat, si në vijim:

· Tatimi në Paga dhe Kontributet Pensionale

-Advertisement-

 · Tatimi në Qira

· TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së

· Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro

· Tatimi në Korporata – Deklarimi Vjetor CD

· Deklarimi përmes Sistemit Elektronik – EDI

Qëllimi i mbajtjes së këtij seminari ishte që OJQ-të, të njoftohen për së afërmi, lidhur me Tatimin në Paga dhe Kontributet Pensionale, Tatimin në Qira, TVSH dhe Rimbursimi i TVSH-së, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, Tatimin në Korporata – Deklarimin Vjetor me CD, Deklarimin përmes Sistemit Elektronik – EDI, me ç’rast janë pasqyruar edhe shembujt praktik për deklarimin e drejtë të tatimeve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e seminarit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera