ATK pjesëmarrëse në Samitin Rajonal në Mal të Zi
Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 19 June 2017
Nga datat 16 dhe 17 qershor 2017 në Beqic është mbajtur samiti rajonal me temën “Stabiliteti Financiar Rajonal në Mjedisin e ri Global” i Guvernatorëve, Ministrave të Financave dhe Drejtorëve të Administratave Tatimore. Pjesëmarrës në këtë samit ishin përfaqësues nga shtetet rajonale si: Kosova, Mali i Zi, Shqipëria, Kroacia, Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Maqedonia.
Në panelin e Drejtorëve të Administratave Tatimore, temë diskutimi ishte REFORMA E ADMINISTRATËS TATIMORE DHE LUFTA KUNDËR EKONOMISË “GRI”, në të cilin ishte z. Sakip Imeri, Drejtor i Përgjithshëm i ATK-së. Në këtë samit u prezantuan të arriturat e ATK-së në funksion të përmbushjes tatimore, zhvillimet ndërmjet dy samiteve në luftimin e dukurive të ekonomisë joformale si njëra nga rreziqet kyqe të konkurrencës së drejt në biznes.
Sistemi tatimor i Kosovës, vlerësohet relativisht i thjeshtë, me norma të ulëta tatimore, shtet me politika fiskale të orientuara drejt nxitjes së investimeve dhe prodhimit të brendshëm dhe gjithashtu krijimit të një ambienti atraktiv për investimet e huaja.
Në funksion të stabilitetit financiar, në ATK ka pas një ngritje të përmbushjes tatimore dhe një trend pozitiv në të hyra, si rezultat i një partneriteti me Tatimpagues, krijimit të lehtësive për TP e rregullt dhe luftimit të TP që bëjnë shmangie në pagesën e tatimeve.
Që të realizohet misioni i ATK-së është bërë identifikimi i rreziqeve të përmbushjes tatimore, janë hartuar planet operative për trajtimin e rreziqeve dhe është përshtatur shpërndarja e resurseve për trajtimin e tyre.
Në mënyrë specifike është bere:
Zhvillimi i veglave dhe aplikacione softuerike në përkrahje të njësive funksionale në ATK (raportime menaxheriale, analiza e riskut për përzgjedhjen e t/p për vizita, vlerësime dhe kontrolle tatimore, etj.),
Digjitalizimi i proceseve biznesore:
Deklarimi elektronik i të gjitha tatimeve;
Libri i blerjes dhe shitjes,
Kërkesat për rimbursim,
Pajisja me vërtetim Tatimor elektronik për persona fizikë dhe biznese,
Menaxhimi i plikove me kuponë fiskal duke mundësuar komunikimin interaktiv në mes të qytetarëve dhe Administratës Tatimore.
Të gjitha këto dhe zhvillimet tjera janë vlerësua edhe nga Institucionet Ndërkombëtare (FMN, BB, etj). Në raportin e Bankës Botërore për “Doing biznes”, për Indikatorin “Pagesa e tatimeve” Kosova radhitet në vendin e 43, ka një ngritje për 34 pozita (nga 74 ne 43).
Po ashtu janë shënuar përparime në fushën e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal e më gjerë dhe shkëmbimit të përvojave në luftën kundër të gjitha formave të ekonomisë së hirtë:
Zgjerimi i bashkëpunimit me Doganën dhe Policinë e Kosovës;
Shkëmbimi i informatave bazuar në Marrëveshjet për eliminimin e Tatimit të dyfishtë (10 METD në fuqi dhe 3 të negociuara);
Bashkëpunim rajonal në luftën kundër ekonomisë jo formale (këmbim informatash, trajnime të përbashkëta, vizita studimore, etj.) me Shqipërinë, Malin e Zi, Maqedoninë, Kroacinë, Slloveninë, Estoninë, etj.
Ndërsa, në synimet drejt anëtarësimit të Kosovës në BE, Marrëveshja e Stabilizim Asocimit (MSA), në fushën e tatimeve kërkon harmonizim të legjislacionit për tatimet. MSA për Kosovën mbulon ndalimin e diskriminimit fiskal, tarifat e natyrës fiskale, zhvillimin e Kosovës në fushën e tatimeve dhe masat me të cilat synohet reformimi i mëtutjeshëm i sistemit fiskal në Kosovë si dhe ristrukturimin e administratës tatimore me qëllim të sigurimit të efektivitetit të vjeljes së tatimeve dhe kundër mashtrimit fiskal.
ATK vazhdon procesin e përsosjes së mëtejshme të shërbimeve, duke përfshirë këtu E-shërbimet moderne tatimore dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore, zhvillimi i politikave, programeve dhe procedurave të shërbimeve për TP; Komunikim i shtuar (Publikimi i risive dhe ndryshime të tjera përmes kanaleve të ndryshme elektronike, seminare me Tatimpagues, etj.), transparencë dhe shërbime efikase për tatimpagues në bashkëpunim me grupet e interesit (Odat Ekonomike, Shoqatat profesionale, etj.).
Synimet për të ardhmen, ATK i ka përcaktuar në këto projekte:
Sistemi i ri i Teknologjisë Informative;
Automatizim i plotë i proceseve;
Integrimi i plotë ndër – Institucional;
E-fatura;
Vazhdimi i digjitalizimit të shërbimeve tatimore;
Avancimi i Sistemit te Fiskalizimit të bizneseve (sistemi on-line i raportimit nga Pajisjet Fiskale), duke përfshirë edhe lojërat e fatit;
Ky samit është një mundësi e mire për shkëmbimin e përvojave të mira dhe krijimin e një dialogu për luftimin e dukurive negative në përmbushjen e tatimeve.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...