ATK parandalon dhe lufton ekonominë jo-formale dhe evazionin fiskal
Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 16 February 2018
Ekonomia jo-formale në shkallë të gjerë dëmton interesat fiskale të Qeverisë, duke shkaktuar zvogëlimin e të hyrave për buxhetin e shtetit. Kjo dobëson infrastrukturën shtetërore, si dhe aftësinë e saj për të ofruar shërbime më të mira publike. Ndikimet e ekonomisë jo-formale nuk kufizohen vetëm në sektorin publik, por ato ndikojnë me të madhe edhe në aktivitetet e biznesit legal. Ekonomia jo-formale shtrembëron konkurrencën e ndershme dhe ul konkurrencën midis kompanive. Aktivitetet biznesore të punës joformale dhe evazioni sistematik tatimor, dobësojnë mbrojtjen e punonjësve dhe shoqërisë në përgjithësi.
Qeveria e Republikës së Kosovës, ka treguar vullnet për të parandaluar dhe luftuar ekonominë jo-formale. Kjo është bërë duke hartuar dhe zbatuar një sërë ligjesh shtetërore në përputhje me standardet ndërkombëtare, si dhe duke krijuar Strategjinë Kombëtare për Parandalimin dhe Luftimin e Ekonomisë jo-formale.
Administrata Tatimore e Kosovës, si institucion i specializuar dhe me autorizime të veçantë ligjore për të parandaluar dhe luftuar ekonomin jo-formale dhe evazionin fiskal, ka ndërmarrë dhe do të ndërmerr veprime përkatëse ligjore në funksion të zbatimit të kësaj strategjie të Qeverisë.
Kështu që ndër prioritetet e administratës tatimore, janë parandalimi dhe luftimi i ekonomisë jo-formale, në këtë kontest edhe i shmangies tatimore.
Rezultatet e mira të arritura nga ATK, përmes shumë aktiviteteve të zhvilluara, në parandalimin dhe luftimin e ekonomisë jo-formale, janë vlerësuar edhe në raportin e fundit të publikuar nga Komisioni Evropian. Ku thuhet se tek pjesa ku ka përgjegjësi ATK-ja, ka rënë niveli i ekonomisë jo-formale dhe është rritur niveli i të hyrave. Krahas aktiviteteve tjera operative të ATK-së, vlen të theksohet së gjatë vitit 2017, vetëm nga Departamenti i Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës janë realizuar 338 aktivitete për verifikim të shmangieve tatimore, si dhe janë kryer 5 bastisje.
Kurse sa i përket dyshimeve për shmangie tatimore janë hapur 32 raste për hetime tatimore, si dhe janë zhvilluar 266 intervista me të dyshuar dhe dëshmitar për shmangie nga tatimi. DHTI, për institucionet e zbatimit të Ligjit ka ofruar 223 informata. Veç tjerash, janë kryer 22 raporte të kontrollit dhe gjatë kësaj periudhe rezultatet nga shmangia tatimore, janë realizuar në vlerë prej: 667,014.00 euro, pa ndëshkime dhe interesa.
Administrata Tatimore, i fton të gjithë bizneset dhe qytetarët që ushtrojnë çfarëdo aktiviteti afarist, t`iu përmbahen kërkesave ligjore në fuqi, të deklarojnë dhe paguajnë me kohë tatimet sipas ligjeve në fuqi, në mënyrë që mos të jenë pjesë e masave ndëshkuese penale, të konfiskimit dhe sekuestrimit te pasurisë.
Të tjera
-
Kolgeci: Atmosfera e festës së madhe të 9 shkurtit sonte filloi edhe në Malishevë
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka ndarë pamje nga tubimi në M...
-
Limanaj: Malisheva e mobilizuar për fitoren e LDK-së
Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arbe...
-
Dervishaj: Edhe Tërsteniku i Drenasit, meriton me kanë 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Haradinaj në Irzniq: Krenar me këta bashkëvendas që asnjëherë nuk ju ndanë idealit të Kosovës
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Bedri Hamza nga Barileva: Në çdo fshat dhe lagje të Prishtinës, mesazhi është i qartë: Ma mirë!
Bedri Hamza e ka mbyllur ditën e sotme me nj tubim në Barilevë të Prishtinës....
-
Dervishaj: Bashkë Kosovën do ta bëjmë 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka p...
-
Hamza kërkon vota në Kamenicë, premton autostradë nga Gjilani deri te Dheu i Bardhë
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza mbajti tubim me qytetarët e ...
-
Zotimi në Mitrovicë: Haradinaj premton rindërtimin e Xhamisë së Ibrit
AAK me partnerët e koalicionit, sot mbajti tubim me qytetarët e Mitrovicës. ...
-
“Na nuk merrmi me zanin e tij tmerrues, po merrmi me programin tonë”- Mërgim Lushtaku kritikon qasjen e ashpërt të Albin Kurtit
Në emisionin “Podcast me Shkëlzen Dakaj“, ku i ftuar ishte kandid...
-
Bedri Hamza: Kamenicën do ta lidhim me autostradë, Kamenica mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim me qyt...
-
Krasniqi: Malisheva është gati për një të ardhme më të ndershme dhe të drejtë
Kandidatja për deputete nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta...
-
Fokusi i Presidentit Trump në Groenlandë për shkak të militarizimit të rajonit nga Rusia
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, përsëriti këtë javë bindjen...