ATK merr vlerësime pozitive nga Komisioni Evropian
Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 18 October 2022
Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022, ka raportuar për progresin e shënuar të Administratës Tatimore të Kosovës në lidhje me mbledhjen e tatimeve, bashkëpunimit ndërinstitucionalë, si dhe shërbimeve ndaj tatimpaguesve, shkruan Gazeta Infokus.
Në këtë raport thuhet se në gjashtë muajt e parë të vitit 2022 totali i tatimeve të mbledhura është më i lartë për 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
“Progres i mirë është bërë gjatë periudhës raportuese në lidhje me mbledhjen e tatimeve, ku të ardhurat e përgjithshme për vitin fiskal 2021 ishin 19% më të larta se në vitin 2020 (të hyrat e përgjithshme ATK & Doganë) Totali i tatimeve të mbledhura për gjashtë muajt e parë të 2022 është më i lartë për 16% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021. Kjo është për shkak të aktivitetit të fuqishëm ekonomik pas lehtësimit të kufizimeve të pandemisë COVID-19 dhe përmirësimit të pajtueshmërisë tatimore, por të kompensuar nga normat e larta të inflacionit”, thuhet në raport.
Derisa brenda kapitullit 16, ku vlerësohet pjesa e tatimeve thuhet se sistemi i TVSH-së është gjerësisht i përafruar me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së).
“Kosova aplikon një normë standarde prej 18% dhe një normë të reduktuar prej 8%. Ligji për TVSH-në duhet të harmonizohet më tej me acquis të BE-së (legjislacioni i BE-së). Duhet të vendoset korniza ligjore dhe procedurat për tatimin në tregtinë elektronike. Kosova e ka reduktuar kohën mesatare të rimbursimit të TVSH-së në 19 ditë, nga maksimumi ligjor prej 30 ditësh”, thuhet në komunikatën e ATK-së.
Ndërkaq, sa i përket kapacitetit operacional dhe automatizimit, Administrata Tatimore e Kosovës ka zhvilluar një cilësi të mirë të shërbimit, veçanërisht me përdorimin e gjerë të deklarimeve elektronike dhe pagesave elektronike.
“Në fund të raportit thuhet se Administrata Tatimore ka miratuar një plan strategjik katërvjeçar për të përmirësuar mbledhjen e tatimeve, për të reduktuar hendekun tatimor dhe për të përmirësuar kapacitetin e saj institucional i cili aktualisht është në zbatim. Gjatë periudhës raportuese, Administrata Tatimore ka intensifikuar veprimet e saj për përmbushjes tatimore të bazuar në rrezik”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë trajnim në Boondsteel: Përpjekje e misionit për të mbështetur të gjitha komunitetet
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Vuçiq e nis vitin duke thënë se dy shtete të mëdha do ta tërheqin njohjen e Kosovës
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka pretenduar që “në periudhën e ardh...
-
Çmime të njejta dhe lirim nga pagesa për 7 kategori, Komuna tregon për unifikimin e privatëve me Trafikun Urban
Komuna e Prishtinës ka bërë të ditur se është unifikuar sistemi i transportit...
-
Shefi dhe Zëvendësi i Hamasit vritẹn në sulmin ajror në Gaza
Në një sulm ajror izraelit të enjten, u vra shefi i Hamasit dhe zëvendësi i t...
-
Vëllezërit pesë dhe nëntë vjeç, në mesin e 12 viktimave e djeshme të tragjedisë në Cetinje
Nëntë vjeçari Vukan dhe vëllai i tij pesëvjeçar Jovan Vulletiq janë viktimat ...
-
Kritika ndaj Arabisë Saudite për rritjen e numrit të dënimeve me vdẹkje
Dy grupe për të drejta të njeriut e kanë kritikuar Arabinë Saudite për rritje...
-
Anulohen 4 fluturime në aeroportin “Adem Jashari”, dje u anuluan 38
Edhe sot janë anuluar katër fluturime në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinë...
-
900 në Merdare dhe 800 metra kolona te Dheu i Bardhë, mërgimtarët po presin deri në dy orë
Me kthimin e mërgimtarëve, kolona të gjata po krijohen këto ditë në dalje të ...
-
Biden nderon 20 amerikanë me Medaljen Presidenciale të Qytetarisë
Presidenti amerikan Joe Biden do t’u japë 20 amerikanëve nderimin e dytë më t...
-
Vdẹs ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha
Ka vdekur ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha. Lajmin ...
-
Mediat ruse raportojnë se Assad është helmuar
Një tentativë helmimi pretendohet se është bërë ndaj diktatorit të rrëzuar Ba...
-
Haradinaj: Të bashkohemi rreth Kosovës Fituese
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore, Foru...