Lajme

ATK mbyll edhe 7 lokale të lojërave të fatit

Autori: Gazeta inFokus 14:43 | 18 May 2018

Administrata Tatimore e Kosovës në një aksion të zhvilluar të enjten në Gjakovë, Therandë e Prizren ka mbyllur 7 lokale të lojërave të fatit, shkruan Infokusi.com.

Lokalet u mbyllën nën dyshimin se dyshimin se organizoheshin lojëra të fatitë, pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës

ATK ka shqiptuar edhe gjoba në vlerë 38.000 euro ndërsa u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të lajmërojnë rastet në të cilat dyshojnë se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

-Advertisement-

‘Departamenti i Lojërave të Fatit me datë 17 Maj 2018 në bazë të informatave të pranuara nga ana e qytetarëve përmes linjës online 0800 80 800 ka ndërmarr një aksion në komunën e Gjakovës, Therandës dhe të Prizrenit, nën dyshimin se organizoheshin lojëra të fatitë, pa leje nga Administrata Tatimore e Kosovës

Si rezultat i këtyre aktiviteteve janë vizituar 7 lokale të lojërave të fatit,  me ç’rast të gjitha lokalet e vizituara janë mbyllur. Nga të gjeturat në teren janë shqiptuar gjoba mandatarë në vlerë  38,000 euro.  Po ashtu, ndaj një personi që ka organizuar lojëra të ndaluara, do të procedohet ndjekje penale

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.’/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Zbritje dhe plot 5 dhurata – Oferta spektakulare e dyshekëve Comodita
-Advertisement-

Të tjera