Lajme

ATK mbyll 13 lojëra të fatit

Autori: Gazeta inFokus 15:17 | 05 February 2018

Inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit-ATK në një aksion të zhvilluar në Prishtinë dhe Podujevë kanë mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, transmeton Infokusi.com.

Administrata Tatimore e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve të raportojnë rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.

“Në një aksion të zhvilluar nga inspektorët e Divizionit të Lojërave të Fatit-ATK, janë mbyllur 13 subjekte që ushtrojnë jashtëligjshëm veprimtarin e lojërave të fatit, për të cilat njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 50,000 euro. Ky aksion është zhvilluar në qytetin e Prishtinës dhe Podujevës.

-Advertisement-

Ndëshkimi i këtyre subjekteve është bërë pasi që të njëjtat kanë organizuar lojëra të ndaluara me Ligjin për Lojërat e Fatit, në pikat pa licencë (vendim) të Administratës Tatimore të Kosovës.
Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK, rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.”/INFOKUSI

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera