Lajme

ATK konsultime me bizneset për planin e integritetit

Autori: Gazeta inFokus 07:09 | 06 December 2019

Administrata Tatimore e Kosovës mban tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së.

Hartimi i këtij plani është duke u mbështetur nga Programi i USAID-it për Qeverisje Ekonomike në Kosovë, që njëherësh është edhe bashkëorganizator i procesit të konsultimeve publike.

Në këtë takim, përveç drejtorit të ATK-së, Ilir Murtezaj dhe zyrtarëve të tjerë i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Zyrës për Zhvillim Ekonomik të USAID-it në Kosovë, Joshua Mike.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera