ATK ka një njoftim për tatimpaguesit që kanë gjoba

Autori: Gazeta inFokus
10:15 | 27 January 2022
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka njoftuar të gjithë tatimpaguesit ndaj të cilëve Zyra për Gjoba dhe Ndëshkime Administrative u ka shqiptuar gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, se e kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës.
Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit nga ZGjoNA, tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur.
“Administrata Tatimore e Kosovës, njofton të gjithë tatimpaguesit se ka aprovuar Rregulloren e brendshme të ATK nr. 01/2022 mbi Përcaktimin e procedurave për funksionimin e Njësive organizative për Gjoba dhe Ndëshkime (ZGjoNA), e cila fillon të zbatohet nga data 01.02.2022. Ndër të tjerash, me këtë Rregullore janë përcaktuar edhe procedurat pas vendimmarrjes nga ZGjoNA. Bazuar në këtë Rregullore, tatimpaguesit ndaj të cilëve ZGjoNA shqipton gjoba fikse për shkelje të legjislacionit tatimor, kanë mundësinë që të përfitojnë zbritje nga pagesa e tërësishme e shumës së gjobës. Në rast se tatimpaguesi paguan gjobën e shqiptuar brenda afatit prej pesëmbëdhjetë (15) ditësh nga data e hyrjes në fuqi të Vendimit nga ZGjoNA, tatimpaguesi lirohet nga pagesa e pesëdhjetë përqind (50%) të shumës së gjobës së shqiptuar dhe në këtë rast procedura e ankimimit suprimohet dhe rasti konsiderohet i mbyllur. Tatimpaguesi i cili nuk paguan gjobën prej pesëdhjetë përqind (50%) brenda pesëmbëdhjetë (15) ditësh, obligohet të paguaj gjobën prej njëqind përqind (100%) të shumës së përcaktuar me Vendim nga ZGjoNA. Të drejtën për të përfituar nga pagesa e gjobës vetëm prej pesëdhjetë përqind (50%) e kanë të gjithë tatimpaguesit, duke filluar nga data 01.02.2022”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

Të tjera
-
Gjendet një grua nga komuna e Ferizajt e cila u shpall zhdukur
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim, ka njoftuar se H.I , është gjetur p...
-
Zjạrri në Bjeshkët e Deçanit- Haradinaj: Është shqetësues, paraqet rrezik
Zona e Kullës së Qelisë në Bjeshkët e Deçanit është përfshirë nga zjarri që n...
-
Agjencia e Menaxhimit Emergjent mobilizohet për zjạrrin në Bjeshkët e Deçanit
Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka bërë të ditur të dielën se është vërejtur ...
-
Rinumërimi, Bajrami: Për LDK’në vullneti i qytetarëve është i shenjtë dhe kushdo që ka tentuar ta devijojë atë, vendin e ka në burg
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami, ka thënë se secila votë mund të rinumëro...
-
Osmani i bashkohet thirrjes së Rubios në mbështetje të sovranitetit të Bosnje e Hercegovinës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar deklaratës së sekretari...
-
Kurti: Synojmë që në mandatin e ardhshëm me mua si kryeministër, pakicat t’i kemi në kabinetin qeveritar
Kryeministri Kurti sot gjatë konferencës për media është pyetur nga gazetarët...
-
Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin, kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqi...
-
Kurti: Rashiq u shantazhua në forma të ndryshme për t’ia dëmtuar reputacionin te votuesit serbë
Kryeministri Kurti gjatë konferencën së sotme ka thënë se ministri për Komuni...
-
Kurti: Vuçiqi përmes Radoiçiqit ndërhyri në zgjedhjet tona duke ndihmuar Listën Serbe, u cenua demokracia
Kryeministri Albin Kurti tha se Serbia ndërhyri në zgjedhjet. Ai tha se shtet...
-
Dy vjet nga marrëveshja e Brukselit, zbatimi i saj s’duket në horizont
Zbatimi i Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit mes Kosovës dhe...
-
Vazhdon pranvera e hershme edhe në pesë ditët e ardhshme
Java e ardhshme parashihet të jetë me mot të ndryshueshëm, ndërsa temperatura...
-
Presidenca: Publikimi i fotografisë me gratë e inteligjencës u bë me vlerësimin e AKI-së
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, me rastin e 8 marsit – Ditës së Gruas, në...