Lajme

ATK ka ngritur kallëzime penale dhe ka mbyllur lokale të lojërave të fatit në Deçan

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 21 September 2017

Administrata Tatimore e Kosovës, përveç gjobave, mbylljeve të lokalëve dhe konfiskimeve, gjatë aktiviteteve të fundit që kanë zhvilluar inspektoret nga Drejtoria e Lojërave të Fatit, në komunën e Deçanit kanë ngritur edhe kallëzime penale për disa subjekte, thuhet në komunikatën drejtuar mediave.

“Gjatë një aksioni dy ditësh në këtë komunë,  janë mbyllur tri subjekte të lojërave të fatit, për të cilat janë lëshuar gjoba në vlerë 20,000 euro. Po ashtu, në këtë lokacion janë konfiskuar edhe 5 aparate (për veprimtarin e  lojërave te fatit). Inspektoret kanë hasur edhe në lokale të pa identifikuara tek të cilat janë vendosur shiritat e mbylljes.

Aksioni në këtë komunë do të vazhdoj edhe më tutje,  në mënyrë që të verifikohen të gjitha lokalet ku dyshohet se janë duke ushtruar veprimtarin e tyre pa licence.

-Advertisement-

Ndërsa, në një aksioni tjetër i cili është zhvilluar me datën 18.09.2017, në Prishtinë konkretisht në lagjen Kalabria janë mbyllur tri lokale, të cilat nuk e kanë respektuar distancën 500 m larg institucioneve edukativo-arsimore, fetare e komunale. Për këto subjekte janë lëshuar gjoba në vlerë 9, 000 euro”- njofton kumtesa e mediave.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera