ATK-ja veç në janar inkasoi 4 milionë € më shumë, synon të tejkalojë planin
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 23 February 2021
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) në muajin janar ka tejkaluar pritshmërinë, duke inkasuar 64 milionë euro, ose 4 milionë më shumë sesa ishte planifikuar.
Valentina Bytyqi-Sefa, zëdhënëse në ATK, po e konsideron si trend premtues inkasimin që kanë arritur gjatë muajit janar.
Ajo thotë se nëse vazhdohet në këtë mënyrë synojnë që të tejkalojnë planin e të hyrave.
“Administrata Tatimore e Kosovës, vitin 2021 e ka nisur mbarë, do të thotë ka filluar me një trend të inkasimit kogja premtues, pasi që do të thotë vetëm për muajin janar, për muajin shkurt ende nuk kemi shifra të sakta, pasi jemi në përfundim të muajit, mirëpo nëse i referohemi muajit janar kemi mbledhur diku 4 milionë euro më shumë sesa planifikimet të cilat janë bërë për këtë muaj, ndërsa në total kemi inkasuar 64 milionë euro”.
“Ky trend ose kjo shifër ka qenë e pritshme, mirëpo ne kemi tejkaluar për 4 milionë euro. Ne konsiderojmë që nëse ecuria e të hyrave dhe performanca për të cilën po flasim do të vazhdojë në këtë mënyrë atëherë konsiderojmë se edhe për muajt në vazhdim mund të kemi tejkalim të planifikimeve, mirëpo edhe realizim të planeve për të qenë më modest mos me ju referuar gjithmonë pritshmërie në tejkalimin e planeve”.
Sipas saj, masat anti-Covid në fuqi kanë ndikuar që bizneseve t’u pamundësohet që të kryejnë obligimet ndaj ATK-së.
Ajo thotë se nëse do të ketë zbutje të masave mund të jetë edhe normalitet tatimor.
“Siç po e shihni edhe ju sa i përket pjesës së pandemisë, do të thotë ne nga statistikat të cilat çdoherë po i marrim nga instituti shihet që pjesa ose numri i të infektuarve në vazhdimësi është duke u rritur e cila nënkupton moszhvillim të plotë të aktiviteteve të bizneseve, do të thotë masat të cilat priten të merren dhe të cilat janë disa në fuqi e kufizojnë edhe aktivitetin e shumë bizneseve dhe kjo jep reflektim dhe nuk arrin që këto biznese t’i kryejnë obligimet e tyre tatimore”.
“Sepse krejt kjo lidhet me aktivitetet tona, nëse do të ketë zbutje të masave sigurisht që do kemi edhe normalitet tatimor, dhe sigurisht që kjo do ndikojë në deklarim dhe pagesë të obligimeve tatimore të biznesit”.
Të tjera
-
Padia ndaj Ragmi Mustafës, Haradinaj-Stublla: Për Serbinë vetëm shqiptari i vdekur është i mirë
Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj Stublla, ka reaguar...
-
Haziri “qetëson” tonet, thotë se do ta mbështes cilindo që zgjidhet kryetar i LDK-së
Lidhja Demokratike e Kosovës do të zgjedh kryetarin e ri të partisë më 14 mar...
-
Vdes gruaja e Adem Demaçit
Xhemajlije Hoxha- Demaçi, gruaja e veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem De...
-
Deputeti shqiptar në Mal të Zi, Qeverisë: Ju nuk jeni shteti, shteti është edhe populli
Deputeti i vetëm shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi, Genci Nimanbegu, ka b...
-
Kërkohet krijimi i insitucioneve të reja që të miratohen projektligjet për t’i dal në ndihmë qytetarëve në kohë pandemie
Ambasadorët e QUINT-it (SHBA, Gjermani, Mbretëri e Bashkuar, Francë, Itali) p...
-
Vdes nga koronavirusi burri i ish-deputetes
Mbrëmjen e sotme, bashkëshorti i ish-deputetes socialiste Valentina Leskaj ka...
-
Osmani tek tani shqyrton faljen e të burgosurve, nuk fali as më 17 shkurt as për Vitin e Ri
Është zor e imagjinueshme të mos i ketë kujtuar vuajtjet e Adem Demacit sa is...
-
MPJ i reagon Rusisë: Keni tendencë përçarëse për ta penguar pajtimin tonë me Serbinë
Një ditë më parë zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, Maria Zak...
-
Flet personi që vodhi semaforin në Mitrovicë
Një qytetar ditë më parë mori një semafor në qendër të Mitrovicës. Ani pse u ...
-
Problemet post-Covid, rriten vizitat për problemet në zemër
Covid-19 krahas mushkërive, shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët ...
-
Ironizojnë nga PDK’ja: Kurti po konsultohet me Korenicën për t’iu përgjigjur Izraelit
Anëtari i PDK’së, Betim Gjoshi, ka përdorur ironinë për mënyrën e reagimit të...
-
Gastronomët në Tuz pritet ta nisin punën përkundër masave të qeverisë
Vetëm Andrijevica dhe Pluzhina kanë më pak të infektuar – vetëm nga një. E ng...