Lajme

ATK grumbullon mbi 47 milion euro më shumë se në vitin e kaluar

Autori: Gazeta inFokus 12:05 | 08 May 2023

Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka arritur të mbledh të hyra 47.7 milionë euro apo 17.7 % më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit paraprak, dhe kjo për periudhën raportuese janar-prill të këtij viti.

ATK-ja ka njoftuar se rritja e këtyre statistikave siguron arkën e shtetit që janë inkasuar në total 317.1 milionë euro tatime, dhe 83.6 milionë euro kontribute pensionale, që në total tatime+kontribute janë 400.7 milionë euro.

“Vazhdimi i performancës së mirë të mbledhjes së të hyrave tatimore është rezultat i përkushtimit maksimal të të gjithë stafit të ATK-së, si dhe trajtimi specifik i sektorëve të cilët sipas parametrave dhe analizave të ATK-së shkaktojnë mos përmbushje tatimore”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Në mënyrë që të ketë zbatim të drejtë dhe të barabartë të Legjislacionit Tatimor, ATK fton të gjithë qytetarët dhe tatimpaguesit që t’i raportojnë rastet e evazionit fiskal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera