Ekonomi

ATK fillon me seminare për tatimpagues

Autori: Gazeta inFokus 16:09 | 19 March 2018

Administrata Tatimore e Kosovës është duke realizuar seminare për tatimpagues në të gjitha regjionet e saj. Këto seminare kanë për qëllim informimin e tatimpaguesve për shërbimet e reja elektronike, si dhe deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, shkruan Infokusi.

Në komunikatën e lëshuar për media kanë bërë të ditur se deri më tani janë realizuar seminare për tatimpagues në këto regjione: Mitrovicë, Gjakovë, Pejë dhe Prishtinë. Të hënën është realizuar seminari në regjionin e Prishtinës, ku pjesëmarrës ishin një numër i konsiderueshëm i tatimpaguesve. Në ditët në vijim, do të realizohen seminaret në regjionet: Ferizaj, Gjilan dhe Prizren.

Pjesëmarrësit e këtyre seminareve u njoftuan për shërbimet elektronike, e veçanërisht për shërbimet e reja elektronike, si dhe për deklarimin vjetor dhe raportimin e pasqyrave financiare, të cilat u prezantuan edhe me shembuj konkret se si plotësohet deklarata vjetore nga Biznesi Individual (PD), Ortakëria (DO) dhe Personi Juridik (CD). /INFOKUSI.COM/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E PREMTJA E BARDHË NË ETC ME ZBRITJE DERI 50%
-Advertisement-

Të tjera