Ekonomi

ATK aksion në 6 rajone, grumbullon 700 mijë euro borxhe

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 30 September 2022

Administrata Tatimore ka vazhduar me aktivitetin e konfiskimit ndaj subjekteve biznesore, të cilët kanë borxhe të papaguara, ku si rezultat janë inkasuar borxhe në vlerën mbi 700 mijë euro.Ky aktivitet është realizuar në regjionin e Prishtinës, Ferizajt, Gjakovës, Mitrovicës, Prizrenit dhe Gjilanit.

Në kuadër të këtij aksioni mbledhësit tatimor, ATK bëri të ditur se ka mbyllur dhe sekuestruar prona të bizneseve për mos pagesë tatimit, ndërsa paralajmëroi se të njëjta aktivitetet të mbledhjes së detyrueshme do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.

“Administrata Tatimore i njofton të gjithë tatimpaguesit që kanë obligime të papaguara, të kontaktojnë Departamentin e Mbledhjes së Detyrueshme dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos ballafaqohen me masa të konfiskimit”, thuhet në komunikatën e ATK-së.

ATK gjithashtu ka ftuar tatimpaguesit që të jenë bashkëpunues në pagesën e borxheve të tyre, si dhe të njoftohen për mundësit që ofron Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat në pagesën e borxheve tatimore.

Të tjera