Lajme

Atiq kërkon auditimin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Autori: Gazeta inFokus 16:52 | 30 May 2023

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq, ka kërkuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimin e komunës të cilën e udhëheqë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Atiq përmes një postimi në Facebook, ku ka publikuar edhe letrën që ia ka dërguar ZKA-së.

“Sot kam kërkuar zyrtarisht nga Zyra Kombëtare e Auditimit që të fillojë auditimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut për vitet 2021 dhe 2022” ka shkruar ai.

-Advertisement-

Ai një ditë më parë ka njoftuar se i është drejtuar edhe Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike (KOSTT) dhe Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) me kërkesë për të filluar pagesën e rrymës elektrike në institucionet publike të kësaj komune.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!

Të tjera