Rozë

Atilla Kardesh lë shtëpinë e BigBrother Vip Kosova

Autori: Gazeta inFokus 15:07 | 06 November 2024

Atilla Kardesh, ish burri i Drenusha Latifit, pritet të largohet nga shtëpia e BigBrother Vip Kosova 3, shkruan Gazeta Infokus.

Ai u bë pjesë e shtëpisë në Prime-n e së hënës e ku pati shumë reagime nga jashtë.

Ndryshe largimi i tij nga shtëpia është bërë e ditur në një mbishkrim në kanalet e BigBrother ku thuhet se “Atilla për pak lë shtëpinë”.

-Advertisement-

Nuk dihet nëse ky largim i tij nga shtëpia është për pak kohë dhe të rikthehet përsëeri në shtëpi apo përfundimisht.

Kujtojmë që Atilla Kardesh akuzohet për dhunë fizike që i ka shkaktuar Drenusha Latifit sa kanë qenë bashkë të martuar.

Drenusha e kishte akuzuar publikisht Atilla-n për dhunë, madje kishte ndarë dhe fotografi të dhunës që kishte përjetuar. Në atë periudhë, ajo u pajis me një urdhër mbrojtjeje ndaj ish-bashkëshortit, duke theksuar nevojën për të mbrojtur veten dhe fëmijët e saj. /Gazeta Infokus/

Njihuni me 13 vjeçaren nga Ferizaji e cila vendosi të punojë për t’a ndihmuar babain e saj “Nuk ka sen ma primare se sa me ju ndihmu prindërve”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera