Lajme

Atifete Jahjaga i çon lule zyrtarës së Vetëvendosjes për detyrën e re

Autori: Gazeta inFokus 17:26 | 21 February 2020

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga i ka dërguar një buqetë me lule nënkryetarës së Kuvendit, Arbërie Nagavci, bën të ditur ajo.

Nagavci përmes një postimi ka treguar se me këtë buqetë, Jahjaga ia ka uruar Nagavcit marrjen e pozitës së nënkryetarës së Kuvendit.

Nagavci ka siguruar që angazhimi i saj për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë.

“Sot e mora këtë buqetë me lule nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga si urim për mua për përgjegjësinë e re në institucionet e Republikës. Barazia shoqërore pa barazinë gjinore nuk do të mund të ishte barazi. Duke e falenderuar presidenten për buqetën, unë dua të sigurojë që angazhimi ynë për fuqizimin e gruas nuk do të jetë anash asnjëherë“, ka shkruar Nagavci,.

Të tjera