Sport

Athletico Madridi merr një lajm të keq para ndeshjes me Bayern Munchenin

Autori: Gazeta inFokus 18:59 | 19 October 2020

Klubi i Athletico Madridit ka marrë një lajm të keq para ndeshjes me Bayern Munchenin, që do të zhvillohet në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Sulmuesi kryesor i skuadrës madrilene, Diego Costa, është lënduar dhe pritet të mungoj në ballafaqimin me ‘bavarezët’.

Sulmuesi spanjoll pritet të jetë jashtë fushave të blerta për tri javët e ardhshme.

-Advertisement-

Bayern Munchen – Athletico Madrid luhet të mërkurën në stadiumin ‘Allianz Arena’ në Munchen nga ora 21:00./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera