Sport

Athletico Madridi ‘blindon’ vendin e parë në La Liga

Autori: Gazeta inFokus 22:52 | 24 January 2021

Athletico Madridi e ka regjistruar edhe fitoren e shtatë radhazi në kampionat, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e drejtuar nga trajneri argjentinas, Diego Simeone, e ka mposhtur Valencian me përmbysje rezultati nga 0-1 në 3-1, në sfidën e vlefshme për xhiron e 20-të në La Liga.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Wanda Metropolitano’, golat për vendasit i realizuan Joao Felix (23’), Luis Suarez (54’) dhe Angel Correa (72’), kurse për mysafirët golin e vetëm e shënoi Uros Racic (11’).

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Athletico Madridi e ka përforcuar vendin e parë me 47 pikë, shtatë me shumë se Real Madridi që ka një ndeshje më shumë të luajtur./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera