Sport

Athletico Bilbao eliminon Real Madridin nga Superkupa e Spanjës, në finale takohet me Barcelonën

Autori: Gazeta inFokus 22:59 | 14 January 2021

Real Madridi është eliminuar nga Superkupa e Spanjës, pasi është mposhtur nga Athletico Bilbao me rezultat 2-1, shkruan Gazeta inFokus.

Në takimin e zhvilluar në stadiumin ‘Estadio La Rosaleda’, golat për Bilbaon i realizoi Raul Garcia në minutën e 18’ dhe 28’.

Kurse golin e vetëm për ‘Loc Blancos’ e shënoi sulmuesi francez, Karim Benzema, në minutën e 73’.

-Advertisement-

Pas kësaj fitoreje Athletico Bilbao është kualifikuar në finale të Superkupës së Spanjës, aty ku do të takohet me Barcelonën, që mbrëmë mposhti Real Sociedadin pas ekzekutimit të penalltive.

Finalja e madhe ndërmjet Barcelonës dhe Athletico Bilbaos do të zhvillohet të dielën mbrëma./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera