Sport

Athletic Bilbao synon rikthimin e Javi Martinez, por oferta nuk bind!

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 10 June 2021

Athletic Bilbao duhet të fitojë një betejë të vështirë në merkato për të rikthuer në shtëpi, Javi Martinez.

Mesfushori spanjoll është lojtar i lirë që pas largimit nga Bayern Munich dhe tani po kërkon një destinacion të ri.

Në “San Mames” ku shkëlqeu e presin me padurim por oferta e klubit për dy sezone dhe me pagë 4 milionë euro është e pamjaftueshme dhe konkurenca është e fortë.

-Advertisement-

Mësohet se disa klube nga Katari dhe Abu Dhabi i ofrojnë deri në 7 milionë euro në vit ndaj dhe baskët duhet të përmirësojnë ofertën nëse dëshirojnë që Martinez të luajë sërish para tifozëve të tij.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera