Lajme

Athina tronditet nga një tërmet i fuqishëm

Autori: Gazeta inFokus 15:22 | 19 July 2019

​Një tërmet i fortë ka tronditur kryeqytetin grek të Athinës, duke lënë një pjesë të qytetit pa energji elektrike dhe duke dëmtuar rrjetin telefonik.

Tërmeti u regjistrua në magnitudë 5.1 ballë të shkallës Rihter me një epiqendër rreth 22 kilometra në veriperëndim të Athinës.

Athinasit vrapuan në rrugë duke dalë nga ndërtesat e larta, pasi dridhja zgjati rreth 15 sekonda.

-Advertisement-

Tërmeti u ndje veçanërisht në qendër të Athinës. Zjarrfikësit kanë shpëtuar me dhjetëra njerëz të bllokuar në ashensorë, pas ndërprerjes së energjisë elektrike.

Banorët vendosën pamjet në mediat sociale të ndikimit të tërmetit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera