Lajme

Atentati që i mori jetën 57-vjeçarit në Shqipëri/ Gjendet një kallashnikov dhe një pistoletë në makinën e djegur

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 24 October 2021

Atentati që i mori jetën 57-vjeçarit, Demir Backa mbrëmjen e djeshme në Fier, ka tronditur opinionin publik.

Backa u qëllua nga një makinë tip “Benz” në lëvizje, ndërsa ai ndodhej në makinën e tij tip “Audi” të parkuar, pranë qendrës tregtare QTU në këtë qytet. Atentati ndodhi në një orë ku qytetarët ndodheshin ende në lëvizje, por fatmirësisht nuk ka persona të tjerë të lënduar, shkruan TCH.
Menjëherë pas atentatit ekzekutorët janë larguar dhe kanë djegur makinën në fshatin Daullas, pranë spitalit Memorial Fier. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes grupi i kriminalistikës ka bërë të mundur gjetjen e një arme tip kallashnikov dhe një pistoletë, të dyja pjesërisht të djegura, të cilat do të dërgohen për ekzaminim, në kuadrin e provës materiale.

Mbrëmjen e djeshme policia bëri të ditur se shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forcat e Posaçme “Shqiponja” dhe 2 grupe të FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë krehur zonën për kapjen e autorit/ve

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera