Atentati në Vlorë, gruaja e Renit: E ndiente që do ta vrisnin…
Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 04 August 2017
Është zbardhur dëshmia e gruas së Renit, i cili humbi jetën në Lungomare në Vlorë.
Gruaja e tij Lionela Xhaferraj, me lot në sy tregon momentet e fundit të qëndrimit të saj me bashkëshortin.
Ajo tregon se “Reni” u vra disa minuta pasi ishte kthyer nga Tirana dhe nga takimi me fëmijët.
“Atë natë sapo është kthyer nga Tirana, erdhi në shtëpi dhe ndenji pak me fëmijët. Luajti me ta dhe më pas e mori një shok në telefon për të pirë kafe. Më tha që ishte i lodhur por nuk ja prishte dot.
Pas pak kohësh, mua më marrin në telefon dhe më thonë që Renin e kishin vrarë. Jam një nënë me tre fëmijë të cilët më mbetën fëmijë. I bëj thirrje Kryeministrit të vendit që të gjejë vrasësit e burrit tim.
Iu derdh gjaku në mes të Vlorës. I bëj thirrje policisë dhe Prokurorisë mos të fshehin ngjarjet, mos të fshehin kamerat, sepse burri im kishte vendosur tetë kamera. Ndihej i kërcënuar lëvizte i armatosur. Duam që shteti të na gjej një zgjidhje se jeta jonë nuk është më e sigurt.
E vetmja gjë që kanë mbetur është të më vrasin mua dhe fëmijët. Reni nuk i ka bërë keq askujt, por lëvizte i armatosur që kur iu vra nipi në Durrës.
Ai nuk ka vrarë njeri, nuk ishte kriminel.
Rrinte me mua dhe fëmijët gjatë gjithë kohës.
Burri im nuk është fshehur, ai mendonte se ndjehej i kërcënuar se i vranë nipin, por gjithmonë thoshte më mirë të rroj pesë ditë si luan sesa një jetë si mi i fshehur”, thotë bashkëshortja e Renato Omerit, shkruan Shekulli.
Ndërkohë, ajo shprehet se atij ia ka ndjerë shpirti që do të vritej, pasi kohët e fundit ka ndenjur i tensionuar.
“Gjatë gjithë kohësishte i tensionuar, ndoshta ja ka ndjerë shpirti, por kërcënime nuk kishte marrë se do më thoshte. Kishim bërë plane të iknim jashtë shtetit t’ia nisnim nga e para. U nis për në Belgjikë por e kthyen”, tregon ajo. /albeu.com/
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...