Lajme

Atentati në Shkodër, i plagosuri me 8 plumba dërgohet me helikopter në Tiranë

Autori: Gazeta inFokus 07:59 | 29 June 2017

I forti i Shkodrës, i akuzuar për vrasjen e Indrit Bajrit në vitin 2001 është sjellë me urgjencë mbremë në Tiranë, pas atentatit që i bënë në sheshin “Isa Boletini” të qytetit.

Ai është sjellë me helikopter, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.
Ilmir Hajdari, i njohur ndryshe si Mir Vetlla, është i vetmi nga të akuzuarit për vrasjen e Indrit Bajrit që është ende gjallë.

Dy të tjerët, Xhabir Shegaj dhe Kujtim Barbullushi janë ekzekutuar më parë.

-Advertisement-

Ditën e sotme ndaj tij u shtinë 8 plumba arme zjarri, që të gjitha objektivi i ka marrë në trup, njofton Panorama.

Policia është pikërisht duke hetuar pistën e hakmarrjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera