Lajme

Atentati ndaj ish-kryeministrit japonez, autori i bleu pjesët e armës në internet

Autori: Gazeta inFokus 20:43 | 09 July 2022

Ish-kryeministri japonez Shinzo Abe u vra dje në një atentat teksa ishte duke mbajtur një fjalim elektoral. Policia arrestoi menjëherë në vendngjarje autorin e dyshuar, Tetsuya Yamagami, 41 vjeç.

Yamagami ishte një i vetmuar që nuk përgjigjej kur i flisnin, thanë fqinjët për Reuters. Ai besonte se Abe po promovonte një organizatë fetare ku ai mendonte se ishte i përfshirë nëna e tij, raportoi agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar autoritetet hetuese.

“Nëna ime ishte e përfshirë në një organizatë fetare dhe e urreja atë,” i tha i dyshuari policisë.

-Advertisement-

41-vjeçari e vrau ish-ktyeministrin me një armë artizanale që e kishte bërë vetë.  Yamagami i bleu pjesët në internet dhe kaloi muaj duke planifikuar sulmin, madje duke shkuar në ngjarjet e fushatës së Abe.

Ai kishte planifikuar një sulm me bombë përpara këtij me armë, sipas transmetuesit publik NHK. /abcnews.al

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera