Lajme

Atentat ndaj dy të rinjve në Tiranë, policia rrethon kryeqytetin

Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 12 July 2017

Një atentat është kryer mbrëmë në Tiranë ndaj dy të rinjve të cilët u plagosën me plumba po gjenden jashtë rrezikut për jetën. Policia bën me dije se nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç. Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes.Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se: Në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.

NJOFTIMI I POLICISË: Tiranë.

Informacion paraprak.Më datë 11.07.2017, rreth orës 23:29 në numrin e Emergjencave 112 ka ardhur njoftimi për të shtëna me armë në rrugën “Sabaudin Gabrani”, në ish “Misto Mame”.Menjëherë në vendgjarje kanë shkuar shërbimet e policisë ku ka rezultuar se:Nga të shtënat me armë kanë mbetur të plagosur shtetasit: Xh. V., 33 vjeç, si dhe J. SH., 25 vjeç.Shtetasit e plagosur janë transportuar në spital dhe janë jashtë rrezikut për jetën.Në vendngjarje është gjetur i braktisur një automjet tip Golf që paraprakisht dyshohet se është përdorur nga autorët.Grupi hetimor ka sekuestruar disa gëzhoja të qitura nga armë zjarri pistoletë.Grupi hetimor po vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendngjarje policia ka identifikuar autorët e dyshuar, por për arsye hetimi nuk jepen të dhëna të tjera.Janë ngritur pika kontrolli në hyrje – daljet e qytetit si dhe po krihet zona përrreth me qëllim kapjen e autorit/ ve. /albeu.com/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera