Lajme

Atentat me armë zjarri, 2 shqiptarë plagosen në furrën e bukës

Autori: Gazeta inFokus 19:32 | 22 January 2022

Dy shqiptarë dhe një emigrant nga Iraku janë plagosur në Greqi, si pasojë e një atentati në një furrë në Athinë. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në Voula të Athinës, ndërkohë policia është në kërkim të autorëve.

Sipas informacioneve të para, në furrë kanë hyrë katër persona të panjohur, të cilët bën sherr brenda dyqanit.

Sherri agravoi duke përfunduar te të shtënat me armë zjarri. Ka informacione për tre të huaj të cilët janë transportuar të plagosur në spital.

-Advertisement-

Bëhet fjalë për dy shqiptarë të plagosur me armë zjarri dhe një irakian që është rrahur. Një makinë tip Mercedes i ka dërguar në spital.

Policia ka nisur hetimet për gjetjen e autorëve, shkruan “I Kathimerini”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera